BIK: Të ruhet fryma unifikuese e Ramazanit – Lajmi.net
BIK: Të ruhet fryma unifikuese e Ramazanit
Autori: Lajmi.net Lajme 13:13, 14 June 2018
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i është drejtuar besimtarëve myslimanë në Kosovë me një mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit.

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës ka thënë se muaji i Ramazanit është muaj i bashkimit dhe se kjo frymë duhet të mbretërojë edhe pas Fitër Bajramit.

“Filozofia dhe mësimet e muajit të Ramazanit duhet të bëhen udhërrëfyese në drejtim të mënjanimit të problemeve tona shoqërore. Siç kemi qenë bashkë në Ramazan dhe siç jemi bashkë nesër në festën e Fitër Bajramit, duhet të jemi gjithmonë. Fryma unifikuese e Ramazanit duhet të na mbajë gjallë edhe pas tij. Interesimi për tjetrin duhet të jetë vlerë e jona edhe pas Ramazanit”, thuhet në mesazhin e myftiut Naim Tërnava.

Sot është dita e fundit e agjërimit për besimtarët myslimanë. Pas 30 ditëve të Ramazanit, nesër myslimanët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO