BIK njofton në Natën e Kurban Bajramit se sivjet nis ndërtimi i Xhamisë Qendrore

Xhamia më e madhe në Ballkan veçse është në përfundim.

Lajme

20/08/2018 20:41

E kompania turke që po kryen punimet e xhamisë së Namazgjas në Tiranë, pritet që sivjet të nis punën edhe në Xhaminë Qendrore në Prishtinë.

Ahmet Sadriu nga BIK ka thënë se projekti që ishte përzgjedhur më herët, me pak ndryshime, do të realizohet me 50 milionë eurot e ndara nga Bashkësia Islame e Turqisë, njofton Klan Kosova.

Kështu u tha pikërisht në natën e Kurban Bajramit, kur edhe Myftiu Naim Tërnava doli për ta dhënë mesazhin e tij për këtë festë që lidhet me përfundimin e shpalljes së Kuranit. Ai edhe lexoi një ajet të tij.

Ndërkohë falja e namazit të Kurban Bajramit do të bëhet të martën nga ora 6:25.

YouTube player