Bije numri i vizitave të kosovarëve që frekuentojnë hotelet

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2017.

Lajme

07/03/2018 18:21

Sipas statistikave, në vitin 2017 numri i vizitorëve vendor është zvogëluar për 24.16% në raport me vitin 2016,

Net qëndrimet e vizitorëve vendor janë zvogëluar për 22.66%. Ka rritje te vizitorët e jashtëm për 2.77%, kurse net qëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur për 9.83% ne raport me vitin 2016, transmeton lajmi.net.

Sipas të dhënave të ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2017 (TM4 2017) kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 11.54%. Pjesë e anketës ishin 137 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve janë në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, etj.

Në TM 4 2017, numri i vizitorëve ishte 29 736 vizitorë, ku 30.95 % ishin vizitorë vendorë dhe 69.05% ishin vizitorë të huaj. Kurse, numri i bujtjeve në TM4 2017 ishte 51 614, ku 27.79 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.21 % ishin nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net qëndrimet e tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 17 253 vizitorë dhe 29 838 net qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia etj./Lajmi.net/