Bije në pranga rrjeti  i përfshirë në prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘bashkëkryerje’.

Lajme

25/05/2017 13:20

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftimit të dukurive kriminale, ka zhvilluar një hetim të cilin e ka realizuar Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Hetimi është udhëhequr nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë. Gjatë hetimit është zbatuar urdhëresa e gjykatës për masa të fshehta të hetimit dhe zbulimit.

“ Me datën 24 maj 2017 janë arrestuar pesë persona nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘bashkëkryerje””, ka njoftuar Policia.

Me aktvendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë tre të dyshuarit:

  1. K. viti i lindjes 1962                  m/sh/k
  2. K. viti i lindjes 1994 m/sh/k
  3. R. viti i lindjes 1995 m/sh/k

Kurse dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt:

  1. B. viti i lindjes 1989                  f/sh/k
  2. H. viti i lindjes 1999 f/sh/k

Gjatë realizimit të këtij plani janë gjetur dhe janë konfiskuar prova relevante për rastin. /Lajmi.net/