Big Mama ndanë fotografi me njeriun që ia ndryshoi jetën

Po bëhet gati 1 vit që kur këngëtarja e njohur Big Mama bëri një ndryshim të madh tek vetja.

ShowBiz

10/12/2017 11:25

Këngëtarja i ishte nënshtruar një operacioni goxha të vështirë, vetëm e vetëm për të rënë në peshë, shkruan lajmi.net.

Pas atij operacioni rezultatet janë dukshëm të mira në trupin e këngëtares, ajo tani ka arritur linjat e dëshiruara trupore.

11 muaj pas operacionit, Big Mama ka shkuar në vizitë tek doktori që e operoi, ndërsa në rrjete sociale ajo ka postuar disa fotografi në të cilat shihet edhe një foto e Bigit para operimit, ndryshim tejet e i madh.

“11 muaj më parë mora një vendim shumë të rëndësishëm me të cilin rezikoja jetën që të futem në operacion me qëllim rënien nga pesha. Në foto jam me mjekun i cili më ndryshoi jetën duke më bë një ndryshim drastik si në pjesën fizike ashtu edhe në shëndetin tim. Tashmë ndihem më ndryshe, më pozitive dhe si e shihni foton unë kam pësuar një tjetër pamje që e pasqyron më së miri fotot në vazhdim.Te flm shum dr @drkerimguzel cok tesekur ederim benim hayatimi degistirdinicin ❤️?sana minetarim alah senden raziolsun”, është mbishkrimi që këngëtarja i la fotografive. /Lajmi.net/