Big Mama i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje estetike

Këngëtarja nga Maqedonia, Big Mama para një viti i është nënshtruar një operacioni për heqjen e kilogramëve.

ShowBiz

28/09/2018 12:20

Me ndihmën e mjekëve artistja shqiptare ka sjell një rezultat të pamundur, ku tashmë mahnit me fizikun, shkruan lajmi net.

E përpos se rregulloi trupin, Big Mama këtë herë në rrjete sociale ka treguar se është duke bërë ndërhyrje estetike edhe në fytyrë. Kjo gjë siç duket nuk i pengon artistes pasi pothuajse gjithë ndërhyrjen e ka shfaqur në profilin e saj, Instagram.

Sido që të jetë, ajo është rikthyer në një seksi mama e cila nuk ndalet së publikuari imazhe provokuese në rrjete sociale.

Sa i përket projekteve muzikore “Vet më le”, është kënga e fundit që ka lansuar në tregun muzikor shqiptar. /Lajmi.net/