Big Mama gjen përkrahjen e kolegëve

Big Mama e cila ka kërkuar ndihmën e kolegëve për një koncert humanitar në Tetovë, për të ndihmuar shqiptarët në Kumanovë, ka hasur në përkrahje...

ShowBiz

14/05/2015 11:00

Këngëtarja ka bërë me dije se kolegët e saj janë treguar të gatshëm dhe deri tani janë lajmëruar 20 këngëtar.

E këtë këngëtarja e ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram. „Lajm i mirë. Nuk paska më mirë se të kesh përkrahjen e kolegëve në rastet më të vështira kur e kërkon shqiptaria. Për koncertin në ndihmë të Kumanovës do të performojnë mbi 20 artist emrat e të cilëve do i publikoj së shpejti. Tash na duhet ndihma e teknikëve, uroj që edhe këtu të kem përkrahjen e profesionistëve. Hajde të ndihmojmë shqiptarët“, ka shkruar Big Mama, transmeton lajmi.net