Big Mama bën edhe një ndryshim në pamjen e saj

Këngëtarja nga Maqedonia, Big Mama tash e sa kohë ka filluar ndryshimet në pamjen dhe dukjen e saj.

ShowBiz

18/07/2018 17:15

Para një viti ajo bëri zvogëlimin e lukthit dhe humbi 33 kilogramë që rezultoi në një fizik të mrekullueshëm, shkruan lajmi net.

Ndërsa tani, përmes rrjeteve sociale Big Mama ka paralajmëruar edhe operacione tjera pasi nuk ndihet mirë me pamjen që ka.

E së fundmi, këngëtarja nga Maqedonia në postimin e fundit tregon se ka bërë tatuazh vetullat, e që po duket e mahnitshme.

“Për hajr më kofshin vetullat e reja”, ka shkruar ajo.

Sa i përket projekteve muzikore, “I len krejt”, mban titullin kënga e fundit e Big Mamës./Lajmi.net/

YouTube player