Big Brother ua ndryshoi jetën

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri tek fillimi i edicionit të ri të spektaklit të përvitshëm Big Brother Albania, edicioni i shtatë. Për këtë, katër nga protagonistet e këtij ‘reality-show’ në vitet e kaluara, ishin të ftuar në studion e “Pasdite në Top Channel” për të diskutuar mbi efektet që ka pasur ‘Vëllai i…

ShowBiz

10/01/2014 11:59

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri tek fillimi i edicionit të ri të spektaklit të përvitshëm Big Brother Albania, edicioni i shtatë.

Për këtë, katër nga protagonistet e këtij ‘reality-show’ në vitet e kaluara, ishin të ftuar në studion e “Pasdite në Top Channel” për të diskutuar mbi efektet që ka pasur ‘Vëllai i Madh’ në jetën e tyre.

“Njerëzit gjithmonë të kujtojnë. Reagimin e tyre e sheh në rrugë edhe pse kalojnë vitet”, tha Neda, pjesëmarrëse në Big Brother 4.

Në lidhje me zërat se është ndarë nga Ogreni, Neda sqaroi: “Jam ende e lidhur me Ogrenin. Kam fat që partnerin e kam edhe shok edhe vëlla. Nuk është asgjë e vërtetë nga ato që shkruajnë gazetat”.

Juna Vata, pjesëmarrëse në edicionin e parë të Big Brother, tregoi se para se të hynte ka bërë shumë blerje në mënyrë që të dukej e veshur sa më bukur:

“Bleva shumë veshje edhe pse ishte mundësia që të dilja brenda një jave. Më shumë i kam shfrytëzuar pas Big Brother’it rrobat. Ishte edhe hera e parë që zhvillohej në Shqipëri Big Brother, kështu që u përgatita mirë. Pas Big’ut nisa punë në karaoke duke kënduar”.

Jonida, tjetër pjesëmarrëse e Big Brother 1, theksoi: “Unë hyra më vonë se të tjerët. Realizova një nga ëndrrat e mia më të mëdha pasi pas spektaklit nisa punë në Top Albania Radio. Nuk e prisja të nisja aq shpejt punë, por u lumturova pa masë”.

Ndërsa, Eldora e Big Brother 6, u shpreh se kur mori vesh që edicioni i fundit do të ishte me sekrete, vendosi të futej për ta dhënë mesazhin e sensibilizimit mbi sëmundjen e talasemisë në vendin tonë:

“Kur mora vesh që Big Brother do të ishte me sekrete, thash me vete që ky ishte momenti për ta dhënë mesazhin e sensibilizimit mbi talasemikët”.