Big Brother mund të mos rikthehet vitin e ardhshëm

Big Brother Albania u rikthye pas një mungese dyvjeçare. Edicioni i nëntë i këtij shou real pati një shikueshmëri të lartë dhe e gjithë struktura e programit ishte ndërtuar në një mënyrë të tillë për ta bërë sa më tërheqës për publikun.

ShowBiz

31/08/2017 08:14

Edicioni i sivjetmë, i cili u përmbyll më 22 qershor, u quajt edicioni i dashurisë në të cilin hynë në garë vetëm çifte të krijuar brenda dhe jashtë shtëpisë.

Megjithatë, Blitz.al raporton se Big Brother nuk do të rikthehet vitin që vjen. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një ndërprerje të përkohshme apo definitive.

Me siguri që publikut do i mungojnë episodet e të shtunës mbrëma të këtij programi.

Ndryshe, edicioni i nëntë i ‘Big Brother Albania’ ishte padyshim njëri prej më të suksesshmëve.

https://www.instagram.com/p/BVu8pXgAAcr/

https://www.instagram.com/p/BVc5cvigEPr/