Big Basta puth barkun e Vesa Lumës (Foto)

Çifti Big Basta dhe Vesa Luma së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

ShowBiz

23/02/2016 19:22

Vesa momentalisht është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe së shpejti pritet të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit i cili është djalë, shkruan lajmi.net.

Gerald Xhari i njohur si Big Basta së fundmi ka postuar një fotografi emocionuese në llogarinë e tij në Instagram, ki shihet barku i Vesës në të cilin shkruhet ‘Të duam baba’ dhe Geraldi duke e puthur atë.

Big Basta padyshim që është emocionuar nga kjo surprizë ku në postimin e fotografisë ka shkruar:

“Vjen ne shtepi dhe gjen kete surprize! Karikohet zemra 100% me dashuri dhe shikon boten me te bukur dhe pa asnje stres. Nuk ka pengesa por lumturi! E dua familjen time! @vesaluma #ourprideandjoy“, /Lajmi.net.