Bierhoff sulmon Realin

Drejtori teknik i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Oliver Bierhoff ka sulmuar Real Madridin duke thënë se klubi e nënvlerësuar lëndimin e mesfushorit Sami Khedira.

Sport

04/09/2014 11:39

Lëndimi më i ri i mesfushorit Sami Khedira e ka hidhëruar Oliver Bierhoffin.

Drejtori teknik i Federatës së Futbollit të Gjermanisë ka sulmuar Real Madridin që sipas tij e ka nënvlerësuar problemin muskulor të futbollistit.

“Futbollisti erdhi në Kombëtare me probleme. Ai u kontrollua edhe në Madrid, por mjekër nuk e kanë konsideruar lëndimin e tij si serioz”, deklaroi Bierhoff për mediat gjermane.

“Pasi Khedira iu nënshtrua testeve në ekipin Kombëtar, doktori Muller-Wohlfarth e ka diagnostifikuar lëndimin muskulor”, u shpreh ish qendërsulmuesi i Gjermanisë.