Bien temperaturat, e hëna dhe e marta me reshje shiu

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lajme

25/09/2017 07:39

Vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martën do të shoqërohen me reshje shiu  të intensitetit mesatar.

Një gjendje e tillë e motit do të mbajë edhe në vendet  fqinje, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do ti mbajë vlerat e normales me tendencë të uljes gjatë ditëve në vijim.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.