Bien të hyrat për kompanitë e telefonisë mobile në Kosovë

Kosovarët po vazhdojnë të kursejnë paratë e tyre. Të paktën në thirret në telefonitë mobile. Kjo ndoshta edhe falë mënyrave të tjera të komunikimit pa pages si Viber apo rrjete të tjera sociale që ofrojnë mundësin e komunikimit.

Lajme

27/05/2016 14:20

Në tremujorin e parë të këtij viti kosovarët kanë shpenzuar  26.1 milion euor apo 6.3 milion euro më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në tremujorin e këtij viti të hyrat për telefoninë mobile kanë rënë për 19.36 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Më keq ka pësuar telefonia fikse e cila ka rënie të të hyrave për 39.51 për qind dhe këtë tremujorë të hyrat e kompanive që ofrojnë shërbimin e telefonisë fikse për tre muajt e parë ka qenë vetëm 1 milion euro .

Rënies së të hyrave në tregun e telefonisë ia kanë parë jarin kompanitë që ofrojnë shërbime të internetit të cilat këtë tremujorë kanë pasur të hyra prej 6.6 milion euro apo rreth 1.3 milion euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /lajmi.net