Bien shitjet e telefonave Samsung, ‘lulëzojnë’ markat kineze

Tregu global i telefonave inteligjentë po rritet, dhe ky fenomen nuk po shkon aspak në dobi të Apple dhe Samsung.

Auto & Tek

23/05/2017 15:08

Përkundrazi është treshja kineze e telefonave që po kapin me shpejtësi terren dhe janë përgjegjës për rritjen e shitjeve në rang global sipas një raporti të ri të Gartner.

Shitjet e telefonave të Apple qëndruan në vend, një fitore për kompaninë, kjo e cila pati rënie në fund të 2016-ës. Çudia e vërtetë është rënia e shitjeve të Samsung.

Ndërsa ky raport tregon sfidat globale me të cilat përballen gjigantët, në të njëjtën kohë ekspozon problemet e tyre në Kinë, njofton PCWorld.al.

Tre kompanitë kineze kryesisht fitojnë nga tregu lokal kinez. Në rang global konsumatorët blenë 380 milionë njësi në tre mujorin e parë të 2017-ës, një rritje me 9.1% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Samsung shiti 78.6 milion njësi nga 81.2 milionë një vit më parë. Si rezultat pjesa e tregut të Samsung ra nga 23.3% në 20.7%.

Apple ka shitur edhe më pak, 51.99 milionë telefona, një rritje e vogël krahasuar me 51.6 milionë telefona një vit më parë.

Huawei vinte në vendin e tretë me 9% të tregut ndërsa Oppo në vendin e katërt me 8.1%. I pesti ishte Vivo me 6.8% të tregut.

Sigurisht suksesi i markave kineze do të thotë rritje të dominimit të Android. Konkretisht ky sistem operativ kishte 86.1% të tregut nga 84.1% një vit më parë.