Bien në një humnerë në Theth, dy turistë çekë

Dy turistë çek u aksidentuan në zonën e Thethit në veri të Shqipërisë.

Lajme

07/07/2016 19:50

Ata ishin duke udhëtuar me motoçikletë pranë ujëvarës Gjeçaj.

Mësohet se motoçikleta e tyre ka humbur kontrollin e për pasojë kanë rënë në ujëvarë.

Burimet paraprake nga terreni thonë se turistët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Zona turistike e Thethit është mjaft e pëlqyer nga vizitorët e huaj të cilët preferojnë të ushtrojnë sporte ekstreme.