Bien çmimet e produkteve ushqimore, pas uljes së çmimit të naftës

Çmimet ushqimore tani janë në nivelin e pesë viteve më parë, por akoma janë për rreth 20 për qind më të larta se në dekadën e parë të këtij shekulli.

Lajme

06/02/2015 19:57

Të dhënat e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO) tregojnë se rënia e çmimeve të derivateve të naftës ka kontribuar në rënien e çmimeve të ushqimit në botë, transmeton Anadolu Agency. 

Indeksi i çmimeve të ushqimit të FAO-s në janar ka rënë për 1.9 për qind në 182,7 pikë, për shkak të furnizimeve të mëdha të ushqimit, forcimit të dollarit dhe çmimeve të ulëta të naftës. Kështu që çmimet ushqimore tani janë në nivelin e pesë viteve më parë, por akoma janë për rreth 20 përqind më të larta se në dekadën e parë të këtij shekulli. 

Çmimet e derivateve të naftës nga qershori i vitit të kaluar kanë rënë për mbi 50 për qind. Ndërkohë, çmimet e ulëta të naftës zvogëlojnë kostot e prodhimit në bujqësi, si dhe kostot e transportit të ushqimit. 

Indeksi i FAO mat ndryshimin mujor të çmimeve të produkteve të shportës. Në këtë shportë përfshihen produkte si drithërat, farërat e vajrave ushqimorë, bulmetrat, mishi dhe sheqeri.