Bien çmimet e prodhimeve bujqësore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tre mujorin dytë të vitit 2014.

Lajme

15/08/2014 17:18

Publikimi përfshin të dhëna prej muajit janar deri në mars të vitit 2014. Për të bërë krahasime dhe për të vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për tre mujorin e dytë të viteve 2005 – 2014. 

Sipas ASK-së në tre mujorin e dytë të vitit 2014, Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Blegtorale ka rënie për –15.3%. 

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013 Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve bimore ka rritje për 1.6 % në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. 

Indeksi total i prodhimeve bujqësore ka rënie për –8.1 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. 

Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë. (Kosovapress)