Bieber zbavitet në klub striptizi

Justin Bieber është duke ditur se si ta shijojë jetën. Këngëtari kanadez, krahas angazhimeve që ka me turneun ‘Believe’ në Australi, ka gjetur kohë edhe për zbavitje. Uebfaqja australiane ‘Nine MSN’ ka njoftuar se 19 vjeçari e ka vizituar striptiz klubin ‘Bada Bing Nightspot’ në Kings Cross, pjesë e Sydneyt, të martën mbrëma. “Klubi ishte…

ShowBiz

28/11/2013 19:00

Justin Bieber është duke ditur se si ta shijojë jetën. Këngëtari kanadez, krahas angazhimeve që ka me turneun ‘Believe’ në Australi, ka gjetur kohë edhe për zbavitje. Uebfaqja australiane ‘Nine MSN’ ka njoftuar se 19 vjeçari e ka vizituar striptiz klubin ‘Bada Bing Nightspot’ në Kings Cross, pjesë e Sydneyt, të martën mbrëma.

“Klubi ishte mbyllur special për të dhe Justin ishte aty deri në ora 4.30 të mëngjesit”, njofton një burim i këtij uebsajti. Thuhet se Bieber e ka vizituar këtë klub nate pas koncertit të tij në Brisbane Entertainment Center.

“Pasi dhuroi spektakël në Brisbane, këngëtari e bëri një udhëtim privat drejt Sydneyt, ku zbarkoi në Bada Bing Nightspot, duke u zbavitur me 35 prej striptizereve më të nxehta të Sydneyt”, njoftoi sajti zyrtar i këtij striptiz klubi.