Bieber rrezikon burgun

Justin Bieber mund ta vuajë burgimin, nëse zyrtarët argjentinas vendosin ta akuzojnë atë për trajtimin e flamurit të këtij vendi si një ‘mbeturinë’ në koncertin e fundit. Mirëpo, kampi i këngëtarit kanadez i ka thënë TMZ-së se ai nuk e ka pasur ndërmend asnjëherë që ta nënvlerësojë një simbol kombëtar. Gjatë koncertit në Buenos Aires…

ShowBiz

14/11/2013 14:00

Justin Bieber mund ta vuajë burgimin, nëse zyrtarët argjentinas vendosin ta akuzojnë atë për trajtimin e flamurit të këtij vendi si një ‘mbeturinë’ në koncertin e fundit.

Mirëpo, kampi i këngëtarit kanadez i ka thënë TMZ-së se ai nuk e ka pasur ndërmend asnjëherë që ta nënvlerësojë një simbol kombëtar.

Gjatë koncertit në Buenos Aires të shtunën mbrëma, Bieber shihet duke e përdorur mbajtësen e mikrofonit si një mjet pastrues, duke e larguar nga toka flamurin, për ta dërguar tek fansat dhe kjo video ka nxitur zemërim tek argjentinasit.

Çasti i krimit potencial.

“Bieber nuk do ta përdhoste kurrë një flamur dhe krejt kjo çështje është një keqkuptim i madh. Fanset e tij ishin duke hedhur fanella dhe bluza në skenë, ndërsa Justin ka menduar se po e hiqte një nga to, për ta liruar skenën. Sa për flamurin, ne themi se ai nuk ishte flamur, por një bluzë me flamurin argjentinas të printuar”, thonë zëdhënësit e këngëtarit.

Përfaqësuesit e Bieber kanë biseduar edhe me diplomatët e ambasadës në Buenos Aires dhe Washington. Njerëzit atje janë të shokuar me atë që ka bërë këngëtari, që e konsiderojnë mungesë respekti për Argjentinën.

Një avokat në Cordoba ka njoftuar se i ka përgatitur disa letra denoncimi kundër Bieberit, për ‘fyerje ndaj flamurit’. ‘Poshtërimi’ i flamurit konsiderohet si krim në Argjentinë dhe dënohet nga 1 deri në 4 vjet burg.