Bieber, në borxh për majmun

Justin Bieber ka disa probleme me para dhe e gjithë kjo për shkak të majmunit të tij. Kthehemi në muajin mars, kur majmuni i Bieberit, Mally, ishte ‘konfiskuar’ nga zyrtarët gjermanë, kur këngëtari kanadez ishte munduar ta fuste në këtë vend kafshën, pa e marrë lejen, gjatë turneut ‘Believe’, njofton magazina ‘People’. Pasi i mungonte…

ShowBiz

16/11/2013 07:00

Justin Bieber ka disa probleme me para dhe e gjithë kjo për shkak të majmunit të tij. Kthehemi në muajin mars, kur majmuni i Bieberit, Mally, ishte ‘konfiskuar’ nga zyrtarët gjermanë, kur këngëtari kanadez ishte munduar ta fuste në këtë vend kafshën, pa e marrë lejen, gjatë turneut ‘Believe’, njofton magazina ‘People’.

Pasi i mungonte dokumentacioni i duhur, autoritetet e Zurichut e kapën majmunin dhe e vendosën në karantinë në aeroport.

Në muajin maj, majmuni u bë pronë e Gjermanisë dhe Bieber i kishte dërguar 1,500 dollarë në muajin korrik, për kujdesin e majmunit, njofton Associated Press.

Por, këngëtari ka ende për të paguar. Agjencia federale gjermane për ruajtjen e ambientit ka treguar se Bieber ia ka asaj 11,000 dollarë, ose 8,088 Euro.

Ky numër vazhdon të rritet. Në shtator u njoftua se Mally aktualisht është duke jetuar me një grup të majmunëve tjerë në Serengeti Park, në veri të Gjermanisë.

Borxhi që ka Bieber i përket vaksinimit të majmunit, ushqimit dhe kujdesit që po bën kopshti zoologjik gjerman.