Bieber ndihmon këngën rivale ta mposhtë atë për vendin e parë (VIDEO)

Kënga për Krishtlindjet e korit NHS ka arritur të bëhet kënga më e shitur e javës në Britani, e kjo falë ndihmës së Justin Bieber.

ShowBiz

25/12/2015 14:30

NHS ka arritur që të ndalë dominimin e Justin Bieber për majen e top listës së këngëve më të suksesshme të javës në Britani.

Ata kanë bërë një këngë, fitimet e së cilës do të shkojnë për bamirësi dhe ia ka dalë të jetë kënga më e shitur e javës së Krtishtlindjes, transmeton lajmi.net.

Për këtë ka ndihmuar edhe vetë Justin Bieber, i cili i ka thnë fansave që të mos e blejnë asnjë nga dy këngët e tij kryesuese këtë javë, por të blejnë atë të korit NHS.

Fansat e kanë dëgjuar dhe e kanë ndihmuar këngën bamirëse të ketë shitje të mëdha këtë javë.

Megjithatë, Bieber vazhdon në top pesëshen e këngëve më të suksesshme me tri këngë: 2. ‘Sorry’, 3.’Love yourself’ dhe 5.’What do you mean’./lajmi.net

YouTube player