Bieber injorohet nga Selena

Selena Gomez është duke e injoruar Justin Bieberin. Por, kjo nuk nënkupton se këngëtarja e re nuk e do më ish të dashurin e saj. Qarkullojnë zëra se ajo po e injoron 19 vjeçarin sepse dëshiron që ai të kthehet tek ajo. Në një intervistë për radion amerikane ‘Power 106’, këngëtari i ri kishte thënë…

ShowBiz

20/12/2013 10:00

Selena Gomez është duke e injoruar Justin Bieberin. Por, kjo nuk nënkupton se këngëtarja e re nuk e do më ish të dashurin e saj. Qarkullojnë zëra se ajo po e injoron 19 vjeçarin sepse dëshiron që ai të kthehet tek ajo.

Në një intervistë për radion amerikane ‘Power 106’, këngëtari i ri kishte thënë se është i dashuruar ende në ish të dashurën e tij, sa që ia ka kushtuar hitin e ri ‘All That Matters’.

Ndërkohë, Gomez refuzon t’i flasë atij për shkak të sjelljeve të këngëtarit kanadez ndaj saj në të kaluarën. “Selena është ende e dashuruar në Justin’in, por nuk dëshiron ta bëjë hapin e parë”, ka thënë një burim i ‘Hollywood Life’.

“Po mundohet të mos i flasë, sepse dëshiron t’ia bëjë me dije se si është jeta pa të. Shpreson që atij t’i mungojë shumë dhe që do të ndryshojë me të vërtetë”, shton ky burim.

“Ai nuk e ka respektuar kur ishin së bashku dhe Gomez ndihet fajtore për këtë, sepse e prann se i ka dhënë këngëtarit Bieber rast që ta trajtojë keq. Ajo është dashur të largohej që në gabimin e parë të tij, por nuk e ka bërë, duke i dhënë raste tjera. Ajo është e vendosur ta ndryshojë komplet ekuilibrin e raportit të tyre dhe është duke e bërë këtë me qetësi”, thotë burimi në fjalë.