Bieber, fotografi me fanset

Justin Bieber ka zbarkuar në Australi, ku po e mban një seri koncertesh. Ylli kanadez do t’i mbajë tetë net spektakli në qytete të ndryshme të kontinentit të ‘Kangurëve’. Ndërkohë, 19 vjeçari ua ka realizuar ëndrrën disa fanseve të tij të ‘çmendura’, duke u ndalur për t’i bërë disa fotografi me to. Sigurisht, fanset kanë…

ShowBiz

27/11/2013 19:00

Justin Bieber ka zbarkuar në Australi, ku po e mban një seri koncertesh. Ylli kanadez do t’i mbajë tetë net spektakli në qytete të ndryshme të kontinentit të ‘Kangurëve’.

Ndërkohë, 19 vjeçari ua ka realizuar ëndrrën disa fanseve të tij të ‘çmendura’, duke u ndalur për t’i bërë disa fotografi me to. Sigurisht, fanset kanë mbetur pa frymë, pasi iu dha kjo mundësi jetike. Bieber performoi fillimisht në Brisbane, në turneun e tij të quajtur ‘Believe’.