Bieber e Gomez bëhen sërish bashkë

Justin Bieber duket se është bërë sërish bashkë me ish të dashurën e tij, Selena Gomez. Çifti është parë së bashku në fillim të vitit 2014 në periferi të Californias, Calabasas. Të nesërmen, këngëtari kanadez e ka postuar në Instagram një fotografi bardh e zi, ku shihet në momente më intime me këngëtaren e re…

ShowBiz

04/01/2014 17:44

Justin Bieber duket se është bërë sërish bashkë me ish të dashurën e tij, Selena Gomez. Çifti është parë së bashku në fillim të vitit 2014 në periferi të Californias, Calabasas.

Të nesërmen, këngëtari kanadez e ka postuar në Instagram një fotografi bardh e zi, ku shihet në momente më intime me këngëtaren e re bukuroshe, Gomez.

19 vjeçari kishte konfirmuar se do të largohet përfundimisht nga muzika, pas presionit të mediave dhe njerëzve tjerë, por menaxheri i tij ka thënë se kjo mund të ndodh vetëm për një vit. “Duaje mënyrën se si po më sheh mua”, ka shkruar Bieber në këtë rrjet social.