Bie shikueshmëria në Serie A

17 xhirot e deritashme në Serie A kanë sjell rezultatet e para, negative. Elita e futbollit italian ka pësuar rënie në mesataren e shikueshmërisë (nga 24.655 në 23.752) prej 3.8 për qind për dallim nga e njëjta fazë e edicionit të kaluar. Statistikat janë publikuar nga raporti i mbikëqyrësve të futbollit italian. Inter mban primatin…

Sport

27/12/2013 15:00

17 xhirot e deritashme në Serie A kanë sjell rezultatet e para, negative. Elita e futbollit italian ka pësuar rënie në mesataren e shikueshmërisë (nga 24.655 në 23.752) prej 3.8 për qind për dallim nga e njëjta fazë e edicionit të kaluar.

Statistikat janë publikuar nga raporti i mbikëqyrësve të futbollit italian. Inter mban primatin për mesataren e shikueshmërisë më të lartë në Giuseppe Meazza, me 52.038 shikues, 10 për qind më tepër se një vit më parë.

Por, Nerazzurrët në Giuseppe Meazza janë ballafaquar me Juventusin, Milanin, Romën dhe Fiorentinën. Ata përcillen nga Napoli me 42.681 shikues për ndeshje (7 përqind më tepër) dhe Roma, 41.737 spektatorë, 3.7 për qind më tepër.

Rënia më e madhe e mesatares së shikueshmërisë nga një skuadër është regjistruar nga Milan: 14.433, 18.8 për qind më pak. Kurse, rritjen më të madhe e ka arritur Fiorentina me mesatare prej 32.214 shikuesve, 20.3 për qind më tepër dhe Olimpico e Torinos me 16.864, 7.5 për qind më tepër.

Kampioni i Italisë Juventus është konfirmuar si klubi me numrin më të madh të tifozëve në ndeshjet si mysafir.