Bie prodhimi industrial në Gjermani

Prodhimi industrial gjerman ka pësuar për herë të parë një rënie që prej muajit janar, duke penguar rritjen e vrullit që ekonomia më e madhe në Evropë ka ndërtuar që nga fillimi i vitit.

Bota

07/08/2017 23:57

“Prodhimi ka rënë me 1,1 për qind në muajin qershor, pasi u rrit me 1,2 për qind në maj”, njoftoi sot Ministria gjermane e Ekonomisë.

Analistët kishin parashikuar një rritje prej 0,2 për qind gjatë muajit qershor.

“Megjithatë, prodhimi industrial ka shënuar një rritje prej 1,8 për qind gjatë tremujorit të dytë, krahasuar me tre muajt e parë të vitit”, shtoi kjo ministri.

Porositë mujore në fabrikat gjermane kanë shënuar një rritje prej 1 për qind në qershor, njoftoi ministria të premten.

Analistët kishin parashikuar një rritje prej 0,5 për qind.

“Rritja e porosive si dhe treguesit e klimës së biznesit sugjerojnë një rritje të tendencës së prodhimit industrial “, sipas ministrisë, përcjell Atsh.

Nga viti në vit, prodhimi gjerman ka shënuar një rritje prej 2,5 për qind gjatë muajit qershor.