Bie numri i të sëmurëve me fruth në Kosovë

Bazuar në statistikat dhe raportimet e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) vërehet rënie e dukshme e rasteve të sëmurëve me fruth në Kosovë.

Lajme

21/10/2017 13:55

Nga 170 raste të raportuara deri më tani në këtë klinikë, 130 janë lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, përderisa pjesa tjetër pas mjekimit të marrë po vazhdojnë të mjekohen në këtë klinikë. Nga raportimet në përqindje bëhet e ditur se 75% e rasteve janë lëshuar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që vetëm 25% të tyre janë ndaluar për trajtim të mëtejmë.

Po sipas raportimeve të kësaj klinike, javën e fundit vërehet se ka rënë në mënyrë të dukshme numri i rasteve të paraqitur me fruthin.

Klinika Infektive vazhdon ta ketë në gatishmëri stafin 24-orësh për të ofruar shërbime shëndetësore, përderisa furnizimi me barna dhe material shpenzues nga ana Ministria e Shëndetësisë për të menaxhuar rastet me fruth është e kënaqshme .

Gjithnjë bazuar në raportim të klinikës dhe informatave që ka kjo klinikë nga terreni, situata dita-ditës po përmirësohet dhe pritet rënie e mëtejme e rasteve me fruth.