Bie nga sistemi Facebook Messenger

Aplikacioni i Facebook për të biseduar - Facebook Messenger- është rënë papritur nga sistemi për përdoruesit nga e gjithë bota.

Auto & Tek

29/11/2018 18:55

Aplikacioni Messenger u godit me ndërprerje që filluan rreth orës 6 të mëngjesit, sipas Down Detector, transmeton lajmi.net.

Kjo vjen vetëm një javë pasi Facebook Messenger u godit nga një ndërprerje që zgjati pothuajse një ditë të tërë.

Ndërprerja duket se ka ndikuar përdoruesit në Evropë dhe në bregun lindor në Shtetet e Bashkuara. /Lajmi.net/