Bie nga provimi, bën vetëvrasje

Matthew Tuppeny, 30 vjeçar kishte probleme me depresionin, e kjo filloi kur ai para disa vitesh dështoi në një nga provimet e tij gjatë studimeve.

Fun

17/03/2016 10:52

Tuppeny, studionte mjekësinë dhe shumë shpejtë do të fillonte punën si doktor, por kjo punë ishte thjesht një ëndërr për të, transmeton lajmi.net.

Nga frika se ai nuk do të jetë “doktori më i mirë në punë”, ai vendosi të bëjë vetëvrasje duke pirë mbidozë të ilaçeve kundër depresionit.

E fejuara e tij Joanne Baertleman, ka thënë se kur u zgjua në mëngjes, e kishte gjetur Matthew të vdekur në shtrat. Mirëpo ka thënë edhe se kjo nuk ishte hera e parë që ai kishte tentuar të bëjë vetëvrasje vetëm sepse kishte frikë se do të dështonte në jetë, e kjo e bënte të vuante nga depresioni.

Prindërit e tij kanë thënë se Tuppeny është diagnosifikuar me sëmundjen e depresionit gjatë kohës së studimeve, kur atë e kishte lënë e dashura dhe nga depresioni ai kishte dështuar në një provim. Për Tuppenyn kjo ishte e pafalshme ndaj vetës, sepse ai nuk donte asnjëherë të dështonte në punën dhe përvojën e tij jetësore, transmeton lajmi.net.

“Incidenti i tij në Universitet ka ndikuar shumë në shëndetin e tij mendorë, dhe ngadalë kjo iu përfshi në jetën e tij personale, kështu ai filloi të vuante nga depresioni”, ka thënë nëna e tij.

Psikiatria që e trajtonte Tuppenyn për disa vite me rradhë ka thënë se ai ishte shumë i talentuar i mençur, kishte një martesë të mrekullueshme dhe pa probleme familjare e gjithashtu ishte shumë i dashur.

Por që i vetmi problem për të, frika se mos dështonte, e shtyu atë deri te vetëvrasja. /Lajmi.net

Talented: The junior doctor was said to have a promising career but was worried about his future prospects

Tragic: Dr Tuppeny had made several previous suicide attempts before he died in September