Bie nga lartësia e ndërtesës, humb jetën një person në Fushë Kosovë

Mëngjesin e sotëm një person ka rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.

Lajme

24/05/2018 09:02

Viktima ka rënë nga objekti ku po kryheshin punime me ç’rast ka humbur jetën.

Incidentin për lajmi.net e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prishtinë, Agron Borovci.

“Rreth ore 7 :30 kemi marrë informacionin në Fushë Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, një person ka rënë nga lartësia. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e mjekeve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka inicuar  një hetim me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit”, ka thënë Borovci./Lajmi.net/