Bie në tokë pa ndjenja lojtari i Ajaxit, dërgohet me helikopter në emergjencë (FOTO)

Mesfushori i Ajaxit, Abdelhak Nouri, ka rënë në tokë pa ndjenja në ndeshjen miqësore me Werder Bremen.

Sport

08/07/2017 18:11

Ndeshja miqësore mes Ajax dhe Werder Bremen është ndërprerë, pas rënie në tokë pa ndjenja të Abdelhak Nouri.

Nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, por faqja zyrtare e Ajax njofton se një helikopter është lëshuar në fushë për ta dërguar në qendrën më të afërt spitalore 20 vjeçarin, ndërsa tifozëve iu është kërkuar të largohen nga stadiumi.

Në anën tjetër, skuadra e Werder ka njoftuar se ndeshja me Ajaxin më nuk do të vazhdojë, teksa luten dhe i dëshirojnë shërim sa më të shpejtë Abdelhak Nouri./Lajmi.net/