Bie në pranga terroristi egjiptian, tentoi të fshihej në Shqipëri

Një shtetas egjiptian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua në pikën kufitare te Kapshticës, në jug të Korçës.

Lajme

30/11/2014 15:30

Sipas burimeve të policisë, shtetasi egjiptian rezulton i dënuar për akte terroriste.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Elsayed Ali Ahmed Elezabi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Kajro, pasi është dënuar nga drejtësia egjiptiane me 25 vjet burg. Mësohet se egjiptiani kishte hyrë në Shqipëri nga kufiri grek.

Autoritetet shqiptare pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit.