Bie mbështetja për Presidentin Trump

Sipas një ankete të re, popullariteti i presidentit Donald Trump ka rënë gjatë 2-3 muajve të fundit.

Bota

16/07/2017 15:10

Në anketën e përbashkët të gazetës “Washington Post” dhe televizionit ABC, mbështetja për zotin Trump ka rnë nga 42 për qind në muajin prill, në 36 për qind në korrik. Ndërkohë, është shtuar mosmiratimi, për politikat e ndjekura nga presidenti, duke arritur në shifrën 58 për qind; në mesin e tyre, 48 për qind thonë se “nuk janë aspak dakord” me mënyrën e trajtimit të çështjeve të ndryshme nga presidenti, një nivel ky, që sipasa gazetës The Washington Post, nuk u arrit kurrë nga presidentët Bill Clinton dhe Barack Obama. Një nivel kaq të ulët miratimi ka patur vetëm për Presidentin George W. Bush gjatë mandatit të tij të dytë.

Thuajse gjysma e amerikanëve 48 për qind e tyre, mendojnë, se vizioni për Shtetet e Bashkuara në botë është dëmtuar gjatë presidencës Trump; vetëm 27 për qind e të anketuarve thonë e vizioni i vendit është forcuar.

Kur u pyetën lidhur me vlerësimin e tyre për mënyrën e negocimit të zotit Trump me presidentit rus Vladimir Putin, 48 për qind e amerikanëve thanë se ata nuk e besojnë aspak presidentin e tyre.

Anketa u zhvilluan pas njoftimeve në gazetën “The New York Times” se Donald Trump, Jr. dhe zyrtarë të fushtatës së zotit Trump janë takuar me rusët, me synimi për të mësuar informacione inkriminuese për kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Takimi me rusët u quajt “i papërshtatshëm” nga më tepër se 6 në 10 amerikanë. Sipas anketës, takimin e quajtën të përshtatshëm thuajse gjysma e republikanëve të pyetur.