Bie importi, rritet eksporti

Kosova vazhdon të importojë më shumë produkte sesa që eksporton. Serbia mbetet ende shteti prej të cilit Kosova blenë më së shumti produkte, ndërkaq Italia mbetet vendi ku Kosova eksporton më së shumti produktet e veta.

Lajme

30/07/2014 17:23

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin qershor 2014 prej 188,6 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 195,9 milion euro me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Eksporti mbulon importin 12.6%.

Eksporti i mallrave në muajin qershor 2014 kishte vlerën 27,1 milionë euro, ndërsa importi 215,7 milionë euro, është një rritje prej (2.9%) për eksport si dhe një rënie prej dhe (-3.0%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (51.6%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (15.8%) produktet minerale, (6.5%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (5.3%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (4.5%) produkte bimore, (4.1%) lëkurë dhe artikuj prej tyre (3.2%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (3.1%) tekstil dhe artikuj tekstili etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (16.5%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (13.5%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (10.4%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (9.5%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (7.6%) produkte të industrisë kimike, (5.9%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.7%) mjetet e transportit, (5.4%) kafshë të gjalla, produkte me origjinë kafshe, (5.4%) produkte bimore etj.

Partner kryesor tregtar, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në raport me marsin e vitit 2014 janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me 37.7% për eksport dhe 41.7% për import, ndërsa vendet e CEFTA-së merr pjesë me 44.6% për eksport dhe 28.3% për import.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (24.6%), Shqipëri (14.5%), Serbia (12.8%), Maqedonia (10.8%), Turqi (5.6%), Kinë (5.2%), Mali i Zi (4.3%) etj.

Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.3%), Gjermania (11.2%), Turqia (9.6), Kina (8.5%), Italia (6.9%), Greqia (6.0%), Shqipëria (5.6%). (KosovaPress)