Bie furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave në tre muajt e fundit

Në raportin e ASK-së “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë,” bëhet e ditur se industria nxjerrëse dhe përpunuese shënoi rritje për tre muajt prill-qershor në krahasim me furnizimin me ujë dhe trajtimin e mbeturinave që shënoi rënie.

Lajme

20/09/2018 17:01

“Në tremujorin e dytë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2018, ka pasur rritje industria nxjerrëse (B) për 65.96% dhe industria përpunuese (C) për 36.90%. Kurse, kishte rënie te sektori i furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për -21.55% dhe te sektori i furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për -21.42%”, thuhet në komunikatë

Sipas komunikatës, tremujorin e dytë 2018 krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka pasur rritje te sektori i industrisë nxjerrëse (B) për 9.93 për qind; furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 5.0 për qind; dhe te industria përpunuese (C) për 0.11 për qind. Kurse, ka pasur rënie te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për -9.3 për qind.

ASK sqaron se në këtë anketë, të dhënat që ofron synon të paraqesë ecurinë në industri (B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.