Bie faqja për shitjen e biletave Kosova -Azerbajxhan

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se sot (e enjte) nga ora 12:30 fillon shitja e biletave për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Azerbajxhanit, mirëpo, faqja ka rënë nga sistemi shkaku i kërkesave të mëdha për bileta.

Sport

15/11/2018 13:23

FFK ka vendosur që për herë të parë të fillojë online shitjen e biletave të ndeshjeve të Kosovës, për të shmangur tregun e zi dhe tollovitë e krijuara nga tifozët për të siguruar një biletë.

Por, tifozët e Kosovës kanë filluar të shfaqin shqetësimet e tyre rreth sistemit online, pasi faqja e autorizuar për shitjen e këtyre biletave nuk është duke funksionuar./Lajmi.net/

Për të aplikuar për biletë, së pari duhet të hapet një llogari në www.tiks.app, dhe më pas të kryhet pagesa përmes kartelave bankare.

Një person ka të drejtë të aplikojë deri në tri bileta./Lajmi.net/