Bie Bllokut B2, kthehen reduktimet

Reduktimet me energji elektrike janë kthyer që nga mbrëmë, për shkak të rënies së Bllokut B2.

Lajme

23/03/2018 09:54

Sipas një njoftimi të KEDS, KESCO detyrohet të fillojë me reduktime si pasojë e rënies së papritur të Bllokut B2

|Nga mbrëmë, për shkak të nevojës së balancimit si dhe ruajtjes së sigurisë së Sistemit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike nga rënia e papritur e Bllokut B2 të Termocentralit Kosova B KOSTT ka kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizimin me energji elektrike. Kjo gjendje o vazhdon edhe sot”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të gjitha palët relevante në sektorin e energjisë janë të angazhuar maksimalisht për ta tejkaluar këtë gjendje dhe kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët.

Kjo njësi, sipas paralajmërimeve pritet të kthehet në sistem sot pasdite./Lajmi.net/