Biden tregon nëse ishte kundër vrasjes apo jo të Osama Bin Laden

Tre vite më parë u raportua se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, kishte qenë kundër vrasjes së njeriut më të kërkuar në botë, liderit të Al – Qaeda-s, Osama Bin Laden.

Bota

21/10/2015 09:39

Ndërsa, dje ai është sqaruar sa i përket këtij lajmi. Biden, thotë t’i ketë thënë Presidentit Obama privatisht që të vazhdojë me operacionin.

“Kur ne dolëm nga dhoma dhe po ngjisnim shkallët i shpreha edhe opinionin tim, që ai duhet të vazhdonte me operacionin, por që duhet të ndiqte edhe instinktet e tij. Asnjëherë nuk e thashë atë që mendoja deri sa nuk shkuam në Zyrën Ovale dhe ishim vetëm unë dhe Presidenti”, ka thënë Biden dje në Uashington.