Biden do t’iu kërkojë liderëve ta kalojnë demarkacionin

Vizita e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, do ta japë edhe një mesazh për demarkacionin me Malin e Zi për liderët kosovarë, por kjo s’do të jetë çështja kryesore që do të diskutohet gjatë takimeve që do t’i realizojë në Kosovë.

Lajme

12/08/2016 07:10

Kështu mendon analisti politik, Ilir Ibrahimi i cili gjatë një interviste në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, po ashtu tha se puna e demarkimit me Malin e Zi, është tepruar.

“Fokusi i vizitës së tij do të jetë siguria rajonale. Kjo duke pasur parasysh për ato që po ndodhin në Turqi dhe Rusi, dhe Kosova me këtë rast bëhet vend me shumë interes gjeonacional për Amerikën”.