Biçikleta krijon 76 mijë vende pune çdo vit

Lëvizja me biçikletë i bën mirë shëndetit dhe mjedisit, por jo vetëm kaq.

Bota

30/03/2016 12:51

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), lëvizja me biçikletë kursen koston e transportit.

Kërkimi i bërë nga Universiteti Politeknik i Milanos, tregon se çdo vend mund të kursejë 20 milionë euro në vit, nëse biçikleta do të bëhej mjeti kryesor në transportin publik.

Përdorimi i biçikletës do të reduktonte jo vetëm kostot e transportit por edhe kostot e shëndetësisë.

Pedalimi nuk ka efekte anësore, por vetëm pozitive. Përveçse mund të kursesh, përdorimi  shpesh i biçikletës do të reduktonte përdorimin e mjeteve të tjera të transportit publik (makinave, taksive, autobusëve).

Në këtë mënyrë pakësohet konsumi i karburanteve dhe prodhimi e dyoksidit të karbonit.

Studimi i OBSH-së vlerëson se 56 qytetet më të mëdha evropian edhe amerikane, nëse do të mund të kishin më shumë korsi biçikletash si Kopenhaga, do të krijonin rreth 76 mijë vende pune çdo vit./dritare