Biçikleta e mençur me aftësi sociale

Një biçikletë e përkushtuar për t’i mbajtur njerëzit të sigurt në rrugët e qytetit tani mund ta sigurojë edhe vetën.

Auto & Tek

10/04/2015 18:40

E nxjerrë nga një projekt i Kickstarter pranverën e kaluar, Vanhawks Valour kishte grumbulluar mbi $800,000 për ta realizuar këtë projekt, duke i lënë përshtypje të madhe çiklistëve urban për shkak të teknologjisë së lartë dhe sigurisë që biçikleta ofron.

ride_metrics-640x360

Duke e lidhur atë me celular, biçikleta e mençur ofron rezultate të karakteristikave të mrekullueshme përmes një aplikacioni: do t’i nxjerrë në pah lëvizjet tuaja përmes senzorëve tejzanor, do t’ju drejtojë nëpër rrugë përmes GPS-it dhe do të gjurmojë progresin tuaj të vozitjes përmes një aplikacioni të integruar, transmeton Lajmi.net.

Aftësia më unike e biçikletës është komunikimi: Çdo pronar i kësaj biçiklete është anëtar i një rrjeti që i lidhë biçikletat mes vete, duke lënë të kuptohet se çdo biçikletë në qytet është e lidhur dhe mund të komunikojë me njëra-tjetrën.

“Elementi i komunitetit ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për çiklistët e qytetit”, thotë Ali Zahid, bashkë-themelues  i Vanhawks.

“Çiklistët përshëndeten kur e shohin njëri-tjetrin, ata ndalen në të kuqen dhe bisedojnë”, shton ai.

Një sistem i ri në këtë biçikletë është i vogël por anti-vjedhje, që do të thotë se nëse kjo biçikletë vidhet atëherë pronari i saj do të marrë vazhdimisht njoftime për vendndodhjen e saj.