Bianchi vdiq para një viti, tani ndodh kjo!

Jules Bianchi vdiq më 17 korrik, nëntë muaj pas aksidentit në shtegun e Suzukas. Por, familja e tij sot ka marrë një vendim të madh.

Sport

26/05/2016 15:16

Familja e Jules Bianchi ka vendosur ta padisë Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe menaxhmentin e Formulës 1 pas aksidentit të tij fatal në garën për Çmimin e Madh të Japonisë më 2014.

Bianchi vdiq më 17 korrik, nëntë muaj pas aksidentit në shtegun e Suzukas.

Ai u bë ngasësi i parë i Formulës 1 që vdiq si rezultat i lëndimeve gjatë një gare, pas më tepër se 20 vjetësh. Por, familja ka akuzuar organizatat udhëheqëse të sportit se ndajnë përgjegjësinë për ngjarjen.

“Familja e ngasësit të Formulës 1, Jules Bianchi, ka vendosur të marrë masa ligjore në Angli në lidhje me lëndimet fatale të pësuara në përplasjen e tij gjatë garës për Çmimin e Madh të Japonisë në Suzuka, 2014. Andaj, FIA dhe Formula One Group është pala që akuzohet si përgjegjëse për ngjarjen”, thuhet në komunikatën e publikuar.