Biabiany në Milan, Zaccardo në Parma

Jonathan Biabiany është futbollist i ri i Milanit. Në shkëmbim, mbrojtësi Cristian Zaccardo është transferuar te rivali nga Serie A, Parma.

Sport

01/09/2014 13:58

Milan dhe Parma kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e Jonathan Biabiany me Cristian Zaccardon, ka njoftuar Gianluca di Marzio nga “Sky Sport”.

Biabiany ka mbërritur në Milano për t’ju nënshtruar testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me Rossonerët.

Njësoj sikurse Zaccardo i cili së shpejti do të jetë nën urdhrat e Roberto Donadonit.

Kështu, trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi siguron një tjetër futbollist kualitativ për të përforcuar gjithnjë e më tepër ekipin për sfidat e edicionit të ri, të cilin e kanë nisur me fitore 3:1 ndaj Lazios në San Siro.