BIA serbe mohon se pjesëtarë të saj janë arrestuar në aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës

Agjencia Serbe e Intelegjencës (BIA) ka mohuar sot raportimet e mediave se pjesëtarë të saj janë arrestuar dje në aksionin e Njësisë Speciale në Prishtinë.

Lajme

19/07/2018 17:35

Sipas të njëjtës, të arrestuarit nuk kanë të bëjnë asgjë me Agjencinë serbe të Intelegjencës dhe se arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i krimeve të kryera në territorin e Malit të Zi, transmeton lajmi.net.

“Mario Millosheviq, Jovan Paviqeviq, Stahinja Dankoviq dhe Laureta Zybi janë arrestuar me urdhër-arrest të INTERPOL-it për shkak të dyshimeve të bazuara se të njëjtit kanë vrasje dhe rrëmbime në territorin e Republikës së Malit të Zi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e lëshuar sot nga BIA serbe.

Kujtojmë se në aksionin e djeshëm të policisë u arrestuan tre shtetas të huaj dhe një shtetase i Kosovës.

Në këtë aksion që përfundoi rreth mesnatës, morën pjesë një numër i madhë i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Lajmi.net ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me rastin.