Beyoncé, vashë beqare?

Njëri prej çifteve më të famshëm në botë, këngëtarja Beyonce Knowles dje reperi Jay Z – emri i vërtetë Shawn Carter, po shkon drejt ndarjes. Sipas Hollywoodlife.com, këngëtari amerikan nuk i ka përmbushur detyrat si burrë dhe si baba. Derisa Beyoncé ishte në Australi për një turne të saj, Jay Z e vizitoi atë dhe…

ShowBiz

16/11/2013 10:30

Njëri prej çifteve më të famshëm në botë, këngëtarja Beyonce Knowles dje reperi Jay Z – emri i vërtetë Shawn Carter, po shkon drejt ndarjes. Sipas Hollywoodlife.com, këngëtari amerikan nuk i ka përmbushur detyrat si burrë dhe si baba.

Derisa Beyoncé ishte në Australi për një turne të saj, Jay Z e vizitoi atë dhe të dy u vendosën në një vendpushim privat. Por, duke se ky ishte më shumë se një udhëtim relaksuar, raportojnë mediat.

“Udhëtimi i nëntorit në Australi i Jay Z nuk ishte vetëm familjar, por ishte një tentim i fundit për ta ruajtur shkatërrimin e martesës. Vendimi i këngëtarit për një turne evropian, në të njëjtën kohë kur Beyonce është në turne australian, ka shkaktuar çarje serioze në lidhjen e tyre, dëmtim i cili duket i pariparueshëm”, njofton magazina ‘Star’.

Si nënë dhe bashkëshorte, Beyonce thuhet se ka pasur dëshirë që bashkëshorti i saj t’i koordinojë si duhet datat e turneve, në mënyrë që ata të kenë kohë për njëri tjetrin dhe për vajzën e tyre, Blue Ivy.

Por, sipas të njëjtit burim të ‘Star’, Jay Z nuk ishte konsultuar fare me bashkëshorten e tij. Beyonce ka mbetur e zhgënjyer dhe e ka quajtur burrin e saj, egoist. Për momentin, çifti nuk ka dalë me kurrfarë qëndrimi rreth kësaj pune.