Beyonce u ‘dëbua’ nga piramidat

Ajo është e adhuruar nga miliona fansa dhe e ka marrë pseudonimin ‘Queen B’. Mirëpo, Beyonce dështoi ta impresiononte njeriun e njohur si ‘Indiana Jones’ i Egjiptit, kur e kishte vizituar këtë vend në vitin 2009. Zahi Hawass, dikur kreu i arkitektëve të Egjiptit, zbulon se ia kishte ndaluar këngëtares që t’i vizitonte piramidat, për…

ShowBiz

28/11/2013 21:00

Ajo është e adhuruar nga miliona fansa dhe e ka marrë pseudonimin ‘Queen B’. Mirëpo, Beyonce dështoi ta impresiononte njeriun e njohur si ‘Indiana Jones’ i Egjiptit, kur e kishte vizituar këtë vend në vitin 2009. Zahi Hawass, dikur kreu i arkitektëve të Egjiptit, zbulon se ia kishte ndaluar këngëtares që t’i vizitonte piramidat, për shkak të sjelljeve të saj torollake dhe të vrazhda.

Këngëtarja amerikane e kishte vizituar Egjiptin si pjesë e një turneu, ku ndërkohë i kishte vizituar piramidat, e shoqëruar nga Hawass. Mirëpo, sipas ‘Huffington Post’, arkeologu kontrovers kishte fituar përshtypje të këqija për këngëtaren, të cilën e kishte quajtur ‘person budalla’, i cili ‘nuk i kupton gjërat’.

“Ajo tha se do të vinte në ora 15:00, ndërsa erdhi shumë më vonë. Në këtë rast duhet të thuash: më falni për vonesën. Mirëpo, ajo nuk e hapi gojën”, ka shpjeguar 66 vjeçari egjiptian për ‘The Independent’.

“Unë e solla një fotograf, ndërsa ajo po ashtu e kishte një fotograf dhe një rojë. Kur fotografi im filloi të bënte fotografi, sigurimi i saj tha: Jo, ndalu. Unë jam ai i cili them po ose jo, e jo ju. Unë i thash se, po ta prekte fotografin tim, ai do të tregohej i pasjellshëm dhe se nuk e kishte privilegjin të ‘kollitej’ ai në vendin ku unë punoja. Unë thash se Beyonce ishte e çmendur dhe u largova”, vazhdoi rrëfimin Hawass.