Beyonce të çmend me trupin e saj

Beyoncé Knowles e ka publikuar videon e këngës së saj Yonce dhe kjo sigurisht se do t’i bëjë fansat e saj mjaft të lumtur. Këngëtarja amerikane duket mjaft seksi dhe provokuese në këtë videoklip, ku shihen edhe modelet e Victoria’s Secret si Chanel Iman, Joan Smalls e Jourdan Dunn. Ky klip i ngjason atij të…

ShowBiz

24/12/2013 17:00

Beyoncé Knowles e ka publikuar videon e këngës së saj Yonce dhe kjo sigurisht se do t’i bëjë fansat e saj mjaft të lumtur. Këngëtarja amerikane duket mjaft seksi dhe provokuese në këtë videoklip, ku shihen edhe modelet e Victoria’s Secret si Chanel Iman, Joan Smalls e Jourdan Dunn.

Ky klip i ngjason atij të George Michael ‘Freedom’, në vitet e 90-ta, ku shiheshin Naomi Campbell, Cindy Crawford e Christy Turlington. Së fundmi, Beyonce, bashkëshorte e reperit amerikan Jay Z, i befasoi të gjithë me lansimin e albumit më të ri, i cili pritet të jetë mjaft i suksesshëm.