Beyonce sjell albumin e ri

Beyonce e ka sjell albumin e saj të ri, pa paralajmërim. Këngëtarja amerikane ka njoftuar të premten se albumi i saj i ri është gati për shitje. 32 vjeçarja sjell 17 këngë në këtë album, përfshirë këtu edhe videoklipe. “Unë e shoh muzikën, jo vetëm e dëgjoj. Kur dëgjoj një tingull, menjëherë më rikthehet në…

ShowBiz

13/12/2013 18:38

Beyonce e ka sjell albumin e saj të ri, pa paralajmërim. Këngëtarja amerikane ka njoftuar të premten se albumi i saj i ri është gati për shitje. 32 vjeçarja sjell 17 këngë në këtë album, përfshirë këtu edhe videoklipe.

“Unë e shoh muzikën, jo vetëm e dëgjoj. Kur dëgjoj një tingull, menjëherë më rikthehet në mendje pamja e imazheve që më bëjnë të ndihem e emocionuar. Më rikthehen shpesh kujtime të fëmijërisë sime, kujtime të ëndrrave që kam pasur për jetën, të fantazive. Të gjitha ato lidhen me muzikën”, tha bashkëshortja e reperit amerikan, Jay Z. Ajo shpreson që të ketë shkarkime rekord dhe sukses të madh me këtë album.