Beyonce rrëzohet në skenë gjatë performancës së fundit

Është në mesin e artisteve më të kërkuara në botë.

ShowBiz

23/04/2018 10:21

Beyonce ka qenë pjesë e festivalit “Coachella” që po mbahet në Kaliforni, ku perfomojë për herë të dytë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja mbrëmë ka dhënë performancë madhështore, duke ndërruar dy palë kostume për këtë performancë.

Beyonce derisa po qëndronte në skenë bashkë me motrën, i ndodhi një incident i vogël, rrëshqet dhe rrëzohet në skenë.

Lajmi ka bërë bujë në mediet ndërkombëtare, DailyMail ka sjellë disa pamje nga momenti i sikletshëm i rrëzimit të këngëtares. /Lajmi.net/